Argjentina dhe Kili kanë marrë fitoret e parë në Copa America, me fitore minimale 1-0. Skuadra e Scaloni ka mposhtur Uruguain, ndërsa Kili Bolivinë.
Messi dhe Lautaro Martinez “kërcënuan” që në fillim, por Muslera reagoi. Gjithsesi ai u dorëzua pas 13 minutash lojë, kur Guido Rodriguez i Real Betis shënoi me kokë golin që rezultoi në fund i fitores.
Luis Suares dhe Edinson Cavani nuk arritën të shfaqeshin të rrezikshëm para portës së Argjentinës, edhe pse sulmuesi i Manchester United në një moment pretendoi për një penallti pasi u rrëzua në zonë.
Me rezultatin 1-0 Argjentina mori pikët e plota, siç bëri edhe Kili me një gol të shënuar pas 10 minutash lojë kundër Bolivisë. Ben Brereton e çoi topin në rrjetë pas një kundërsulmi të shpejtë dhe skuadra e tij mori pikët e plota në fund. /abcnews.al