KUKËS- Probleme të konsiderueshme janë raportuar me stuhitë e dëborës në zonën e Shishtavecit në Kukës. Erërat e forta kanë bllokuar disa herë rrugën që lidh ketë zonë me doganën e Shishtavecit. Kjo pikë doganore lidh fshatrat përreth Shishtavecit me Kosovën.
Kompania sipërmarrëse e mirëmbajtjes vijon punën në terren për pastrimin e dëborës nga rruga dhe kriposjen e saj. Problem janë edhe temperaturat e ulëta që kanë zbritur minus 5 gradë ne zonë. Për shkak të grumbullimit të dëborës, në disa segmente të rrugës, trashësia varion deri në 1 metër/abcnews.al