Një stuhi gjigante rëre “ndoqi shoferët për njëqind kilometra”, raportuan mediat lokale të Kinës.
Stuhia e rërës ndodhi në prefekturën Haixi, provincën Qinghai, më 20 korrik, sipas transmetuesit shtetëror CCTV, dhe zgjati rreth katër orë.
Videot e postuara në mediat sociale tregojnë një stuhi të fuqishme dhe rëra ngrihet lart duke ngjyrosur qiellin me ngjyrë të verdhë, ndërsa shoferët largoheshin me shpejtësi të madhe.
Nuk raportohet për viktima./Abcnews.al/