Në “Gradski Stadion” të Strugës, djemtë e Shëptim Duros kanë arritur të fitojnë përballjen e parë të fazës së dytë të Conference League, ndaj malazezëve të Buducnost me rezultatin minimal 1 me 0, në një ndeshje ku mund të arrinin më shumë.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 30’ të sfidës, ku pas një pasimi fantastik të sulmuesit Marjan Radeski, ish-“bomberi” i Shkëndijës, Besart Ibraimi mposhti portierin Pavlicic me një goditje potente, duke i dhënë fillimisht avantazhin e më vonë fitoren shokëve të tij të skuadrës.
Tashmë, e vetmja gjë çka mbetet për të vulosur kualifikimin e skuadrës së Strugës është ndeshja e kthimit në “Stadion Pod Gricom” të Podgoricës, përballje e cila do të zhvillohet mbrëmjen e 1 gushtit. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: