Thomas Strakosha luajti sërish si titullar në portën e Lazios, me këta të fundit që shkatërruan 4-0 ekipin e Genoa. Portieri kuqezi e mbajti portën të paprekur dhe tregoi një formë të mirë. Milinkovic-Savic, Radu, Caicedo dhe Immobile shënuan për lacialët, që marrin tri pikët e radhës.
Edhe rivalët e qytetit, Roma, ka marrë një triumf të vyer në transfertë. Verdhekuqtë mposhtën 0-1 ekipin e Leçes, falë golit të Edin Dzekos në pjesën e dytë. Kolarov humbi dhe një 11-metërsh. Udinese është rikthyer te rezultatet pozitive dhe mposhti me rezultat minimal 1-0 ekipin e Bolognas./abcnews.al
Serie A, java 6
Lazio – Genoa 4-0
Milinkovic-Savic 7’, Radu 40’, Caicedo 59’, Immobile 78’
Leçe – Roma 0-1
Dzeko 56’
Udinese – Bologna 1-0
Okaka 27’