Anglia, Kroacia dhe Çekia (si vend i tretë) janë tre skuadrat që janë kualifikuar ngë grupi D. “Tre Luanët” e Gareth Southgate mposhtën 1-0 Çekinë në “Wembley”, sfidë e vlefshme për vendin e parë në grup. Golin e fitores e realizoi Raheem Sterling në minutën e 12-të.
Ylli i Manchester City përfitoi nga një kros i Jack Grealish dhe shënoi me kokë. Vendi i parë me 7 pikë për Anglinë, që realizon objektivin minimal të Euro 2020.
#ENG qualify for the Round of 16 as Group D winners ?#CZE are through, but #CRO beat them to second place ?#SCO‘s tournament is over ❌#EURO2020 pic.twitter.com/8WHUMgq9UX
— Goal (@goal) June 22, 2021
Ndeshja plot emocione u zhvillua në “Hampden Park” të Glasgow. Fitorja ishte alternativa e vetme për Kroacinë dhe Skocinë. Në fund festuan nënkampionët e botës, që siguruan vendin e dytë në grup pas suksesit 3-1.
Nikola Vlasic shfrytëzoi një asist të Perisic dhe zhbllokoi takimin në minutën e 17-të. Vendasit nuk u dorëzuan dhe Callum McGregor ndezi atmosferën në stadium, duke gjetur golin e barazimit në limitet e pjesës së parë.
?? Luka Modrić = Croatia’s youngest AND oldest EURO goalscorer ?
⚽️ EURO 2008 vs Austria (22y, 273d)
⚽️ EURO 2020 vs Scotland (35y, 286d)#EURO2020 pic.twitter.com/XufVodNCVi— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) June 22, 2021
Shumë i bukur goli i mesfushorit të Celtic. Pjesa e dytë foli për Kroacinë, që përfitoi nga eksperienca dhe kualiteti. Luka Modric dhuroi “show” pas një ore lojë me golin e tij, teksa triumfi u vulos nga goli me kokë i Ivan Perisic.
? #EURO2020 Group D – Final standings
??????? England – 7pts
?? Croatia – 4pts
?? Czech Rep – 4pts
??????? Scotland – 1pt pic.twitter.com/MXG4jlb9WD— WhoScored.com (@WhoScored) June 22, 2021
Rekord për kapitenin 35-vjeçar, i cili me golin e sotëm është kthyer në futbollistin më të ri dhe më të vjetër kroat që shënon gol në një ndeshje Europiani. /abcnews.al