Manchester City ka gjetur rrugën e rrjetës pas 22 minutash lojë. Newcastle po mundohej të rezistonte, por në fund është dorëzuar. Raheem Sterling është ai që ka zhbllokuar ndeshjen, me një goditje brenda zonës.
Sulmuesi anglez shkon kështu në kuotën e 8 golave në Premier League këtë sezon dhe konfirmohet si një prej lojtarëve më të rëndësishëm të “Qytetarëve”, që jo më kot po përpiqen të rinovojnë kontratën me të.
Reagimi i Newcastle ishte i shpejtë, pasi i është dashur vetëm tre minuta për të gjetur rrugën e rrjetës me Willems, që ndëshkoi portierin e City./abcnews.al