VIDEO/ Sterling-De Bruyne e zgjidhin shpejt, City tre pikë larg kreut

schedule17:53 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 17:53 - 5 Dhjetor, 2020

Manchester City shënoi dy gola të shpejtë, fitoi 2-0 në shtëpi përballë Fulham dhe siguroi suksesin e dytë radhazi në Premier League.

Rahem Sterling zhbllokoi ndeshjen në minutën e pestë pas një asisti të Kevin De Bruyne. Sulmuesi anglez sërish protagonist në minutën e 26-të.

Golat dhe rastet e MANCHESTER CITY-FULHAM

Sterling fitoi një penallti, të cilën e ktheu në gol fantazisti belg. “Cityzens” e ulën ritmin dhe u mjaftuan me avantazhin e dyfishtë deri në fund të ndeshjes.

Suksesi i sotëm e ka ngjitur ekipin e Pep Guardiolës në vend të katërt me 18 pikë, tre më pak se kryesuesit e Tottenham dhe Liverpool. /abcnews.al