Spezia ka arritur të fitojë me shifrat 2-3 në ndeshjen “maratonë” me Romën për fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë dhe të bëjë surprizën e madhe. Ndeshja nisi me dy gola të Spezias, e cila shokoi Romën në pjesën e parë. Në minutën e 6 Galabinov kaloi të tijtë në avantazh me një penallti të shndërruar në gol.
Sapo u mbush çerek ore lojë skuadra e Ardian Ismjalit gjeti sërish rrugën e rrjetës dhe çoi shifrat në 0-2. Roma bëri maksimumin për t’u rikthyer dhe Pellegrini me penallti nisi misionin e vështirë. Roma në pjesën e dytë ushtroi shumë presion për të shkuar te goli dhe ia arriti në minutën e 73-të me Mkhitaryan.
Golat e ROMA-SPEZIA
Koha e rregullt u mbyll me shifrat 2-2, teksa Romës iu desh të hynte në shtesa me 9 lojtarë. Në minutën e 92-të Pau Lopez mori të kuq direkt për shkak të një faulli teknik si lojtari i fundit dhe 1 minutë më parë Mancini qe ndëshkuar me të verdhin e dytë.
Pjesa e parë e shtesës përfundoi në barazim 2-2. Spezia përfitoi nga epërsia numerike dhe shënoi golin e tretë në minutën e 107. Në fund kishte kohë edhe për golin e katërt dhe Spezia arriti kualifikimin e madh. Në fushë gjatë gjithë ndeshjes ishin dy legjionarët tanë, Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli, të dy ndër më të mirët për skuadrat e tyre.
Kupa e Italisë, faza e 1/8-ave
Roma-Spezia 2-4
Shënues: Pellegrini (pen) 43’, Mkhitaryan 73’/ Galabinov (pen) 6’, Saponara 15’, Verde 107′, Saponara 119′
E pati të vështirë, por në fund Sevilla mundi të fitojë ndaj Deportivo Alavesh për javën e 19-të të La La Liga. En-Nesyri shënoi për Sevillan që në minutën e 3-të, teksa në minutën e 12 Mendez barazoi për Alaves.
Golat e ALAVES-SEVILLA
Në minutën e 30 Suso shënoi për 2-1 dhe Sevilla arriti të mbajë këto shifra deri në fund, e ndihmuar edhe nga portieri Bono, i cili priti penallti në minutat shtesë të ndeshjes. /abcneës.al
La Liga, java 19
Alaves-Sevilla 1-2
Shënues: Mendez 12/ En-Nesyri 3’, Suso 30