VIDEO/ Spektakolare Shqipëria U-21, talentet kuqezi “shtypin” Austrinë

schedule19:19 - 4 Shtator, 2020

schedule 19:19 - 4 Shtator, 2020

Është mbyllur pjesa e parë mes Austrisë U-21 dhe Shqipërisë U-21, me Shpresat kuqezi që udhëheqin me rezultatin 0-2. Edhe pse kundër një rivali të vështirë, djemtë e Shqipërisë dhuruan spektakël.

Sherif Kallaku shënoi një supergol nga goditja e dënimit, për të kaluar Shqipërinë në avantazh, në minutën e 15-të të sfidës.

Në minutën e 27-të, djemtë e Bushit dyfishuan falë Indrit Tucit, i cili pasi mori një asist perfekt nga Vrioni, tundi rrjetën. Pjesa e parë në Austri, foli kuqezi…/abcnews.al

Austri U-21  –  Shqipëri U-21  0-2

Kallaku 15’, Tuci 27’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!