VIDEO/ Spektakolare Lara Colturi, “ylli” 16-vjeçar mes 30 më të mirave në Botërorin së skive

schedule08:56 - 13 Nëntor, 2023

schedule 08:56 - 13 Nëntor, 2023

“Ylli” shqiptari i sportit të skive, Lara Colturi mbyll me sukses edhe ditën e dytë të garimit në Kupën e Botës, në Levi të Finlandës, duke u renditur kështu në mes të 30 më të mirave të botës, arritje kjo goxha e madhe, teksa më herët (ditën e shtunë) u rendit në vendin e 22-të.

Kësaj radhe 16-vjeçarja e lindur në Itali, por që zgjodhi të konkurrojë nën ngjyrat e flamurit “kuqezi” u rendit në vendin e 25-të, duke arritur rezultate fantastike, teksa kujtojmë se e talentuara e sportit të skive vjen pas një dëmtimi.

Përveç dëmtimit, Lara nisej nga vendi i 65-të i renditjes dhe arriti të shkojë deri në vendin e 22-të. Tashmë, garat e radhës së 16-vjeçares “kuqezi” do të jenë në kontinentin Amerikano-Verior në Killington dhe më pas në Kanada. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI PAMJET: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!