VIDEO/ Spektakolar Szoboszlai, Hungaria përmbys gjithçka ndaj Malit të Zi në 2 minuta

schedule16:33 - 19 Nëntor, 2023

schedule 16:33 - 19 Nëntor, 2023

Teksa gjithçka po shkonte drejt një fitore të Malit të Zi, Kombëtarja e Hungarisë ka ndezur “motorët”, duke përmbysur totalisht lojën ndaj malazezëve, në vetëm 2 minuta, falë “yllit” të skuadrës, Dominik Szoboszlai.

“Fantazisti” i Liverpool shënoi 2 super gola, në minutat 67′ e 68′ të sfidës, për të “blinduar” kështu vendin e parë, në grupin G. Goli i parë erdhi pas driblimit të plot 4 lojtarëve kundërshtarë, ndërsa në golin e dytë 23-vjeçari doli përballë portierit kundërshtar, pas një pasimi fantastik të Adam, për ta çuar rezultatin, në 2 me 1. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Goli i Dominik Szoboszlai, 1-1:

Goli i Domnik Szoboszlai, 2-1: