Brazili ka luajtur sot një ndeshje miqësore përballë Koresë së Jugut dhe ka triumfuar me rezultatin e pastër 3-0. Pesë herë kampionët e botës ishin shumë të fortë për kombëtaren aziatike dhe nuk e vunë për asnjë moment në diskutim këtë takim.
Ishte ylli i Milanit, Lucas Paqueta, ai që shënoi golin e parë në këtë sfidë, që në minutën e nëntë të sfidës. Ky gol i mesfushorit kuqezi, i hapi udhë suksesit të “Seleçao”. Në të 36-ën, Philippe Coutinho do të shënonte një supergol, nga goditja e dënimit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.
Në të dytën, Brazili e hoqi disi këmbën nga gazi, por sërish arritën të shënonin. Mbrojtësi Danilo shënoi golin e tretë dhe të fundit të sfidës në minutën e 60-të./abcnews.al
Miqësore
Brazil – Kore e Jugut 3-0
Paqueta 9′, Coutinho 36′, Danilo 60′