Inter dhe Roma zhvilluan një ndeshje shumë të bukur mes tyre për javën e 17 të Serie A dhe në fund u ndanë në barazim 2-2. Roma shënoi e para, por Inter nuk u dorëzua dhe arriti të rikthejë rezultatin në favorin e vet.
Zikaltërit në pjesën e dytë arritën të shënojnë dy gola, duke çuar shifrat në 2-1. Fillimisht ishte Skriniar, i cili në minutën e 55-të fitoi duelin me të gjithë kundërshtarët e tij dhe tundi rrjetën bukur me kokë.
Akoma më bukur shënoi Hakimi. Talenti maroken gjeti hapësirën e duhur dhe lëshoi një goditje shumë të bukur nga jashtë zonës, teksa sfera përfundoi në trekëndëshin e kuadratit të Romës në minutën e 63-të.
Golat e ndeshjes ROMA-INTER
Pas përmbysjes zikaltërit u tërhoqën mbrapa dhe Roma mori epërsinë territoriale, duke sulmuer vazhdimisht. Përpjekjet e tyre u shpërblyen sepse në minutën e 86-të, Mancini tundi rrjetën dhe i dhuroi barazimin skuadrës së tij.
Gjithë ndeshjen nga stoli e ndoqi Marash Kumbulla, teksa talenti i kombëtares sonë nuk është më zgjedhje e parë për trajnerin Fonseca, që nga kthimi i tij pas infektimit me koronavirus. /abcnews.al