VIDEO/ Spektakël në MLS, Messi e Suarez “manita” ndaj Orlando City

schedule09:56 - 3 Mars, 2024

schedule 09:56 - 3 Mars, 2024

Inter Miami dhe “yjet” e saj argëtuan të pranishmit në “Chase Stadium” teksa mposhtën skuadrën e Orlando City me shifrat 5-0, me “bomberin” uruguajan Luis Suarez dhe “pleshti”, Lionel Messi, që ishin protagonistët kryesorë të kësaj shfaqeje me ish-“yjet” e “Katalanasve” të Barcelona, që shënuan nga një dygolësh.

Inter Miami realizoi tre gola në pjesën e parë me “El Pistolero”-n, që gjeti rrugën e rrjetës, që në minutën e 4-t e më pas dyfishoi shifrat në të 11’-tën, ndërsa asistoi në golin e tretë për Taylor e më tej, në fraksionin e dytë të lojës, vëmendja u spostua te Messi që realizoi dopietën e tij personale, në portën e Orlando City.

Në golin e tij të parë, 36-vjeçari realizoi me gjoks ndërsa në rastin e golit të dytë, shënoi në një mënyrë të pazakontë për të duke qenë se e dërgoi topin në rrjetë me kokë pas një harkimi të Suarez e pas këtij trepikëshi, Inter Miami mban vendin e parë në Konferencën e Lindjes me shtatë pikë pas tre ndeshjeve të para të kampionatit. /i.m /abcnews.al