Milani po luan në “San Siro” ndaj Celtic, sfidë e vlefshme për raundin e pestë të fazës së grupeve në Europa League. Takimi ka nisur shumë keq për kuqezinjtë, të cilët kanë humbur Simon Kjaer dhe kanë pësuar dy gola.
GOAL! Tom Rogic 7′ ⚽️
Milan 0-1 Celtic | #MilanCeltic pic.twitter.com/UEgpIaGIHA
— Lyndio Sport (@LyndioSport) December 3, 2020
Mbrojtësi danez, një ndër më të mirët e ekipit italian këtë sezon, pësoi një dëmtim dhe i la vendin Romagnolit në minutën e 11-të. Tre minuta më parë erdhi goli i parë i skuadrës skoceze.
AC Milan 0-2 Celtic – Goal Eduardo ??pic.twitter.com/rl98upfhw7
— ???? ????? (@FastGoal5) December 3, 2020
Gafë e Krunic dhe finalizim i australianit Tom Rogic. Celtic nuk u ndal dhe dyfishoi shifrat në minutën e 14-të falë rrjetës së Odsonne Edouard. Kryesuesit e Serie A reaguan dhe kanë rikthyer baraspeshën me dy gola brenda dy minutave. Hakan Çalhanoglu tregoi klas në një goditje dënimi në minutën e 24-t.
GOAL! Hakan Çalhanoglu 24′ (free-kick)
Milan 1-2 Celtic | #uelpic.twitter.com/Q8LcL88sC0
— noobfcb (@noob_fcb) December 3, 2020
Portieri mik në vend dhe topi në rrjetë. Kuqezinjtë morën zemër dhe arritën barazimin 120 sekonda më vonë. Samu Castillejo autori i golit, me spanjollin që shfrytëzoi një rrëmujë në zonën e Celtic.
Goal by Castillejo ! 2-2 #MilanCeltic ?⚫️pic.twitter.com/hndYNgqXu2
— Football Master (@Foot_Masters) December 3, 2020
Katër gola për 26 minuta dhe ndeshje spektakolare në “San Siro”. Milani tenton fitoren për të mbyllur çështjen e kualifikimit (duhet edhe që Lille të mposhtë Sparta Prague). /abcnews.al