VIDEO/ Spektakël në Hampden Park skuadrat shënojnë 3 gola brenda 20 minutave

schedule21:10 - 19 Nëntor, 2023

schedule 21:10 - 19 Nëntor, 2023

E furishme ka nisur edhe përballja mes Skocisë e Norvegjisë, përballje kjo e vlefshme për grupin A, të kualifikueseve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, por që nuk ka asnjë vlerë përsa i përket kualifkimit.

Të parët që kalojnë në avantazh janë miqtë norvegjezë, të cilët me anë të Aron Donnum dërgojnë rrjetën, që në minutën e 3′-të të sfidës. Vetëm 10 minuta më vonë kapiteni skocez, John McGinn ekzekuton në mënyrë perfekte një 11-metërsh, për të barazuar gjithçka dhe në mintutën e 20′-të “bomberi” i Celta Vigo, Jorgen Strand Larsen dërgon topin në rrjetën kundërshtare. Rezultati shkon në 1 me 2. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Aron Donnum, 0-1:

Goli i John McGinn, 1-1:

Goli i Jorgen Strand Larsen, 1-2: