Dy gola të shpejtë janë shënuar në takimin mes Luftëtarit dhe Teutës, që luhet në qytetin e Gjirokastrës. Pas pjesës së parë të mbyllur me rezultatin e barabartë 0-0, ishte Teuta që kaloi në avantazh në minutën e pestë të pjesës së dytë.
Sulmuesi Hebaj shënoi në minutën e 50-të nga një distancë e afërt, duke kaluar “Djemtë e Detit” në avantazh. Megjithatë, festa e djemve të Edi Martinit nuk do të zgjaste shumë.
https://streamable.com/17zllg
Ekipi i Luftëtarit do të barazonte në minutën e 58-të, me anë të Haxhiut. Por, dhe goli i futbollistit të Luftëtarit, do të zhvlerësohej shpejt, pasi 3 minuta më vonë, Teuta do të rigjente avantazhin. Talenti Sherif Kallaku shënoi në minutën e 61-të, duke rikthyer avantazhin në kahun e durrsakëve./abcnews.al
https://streamable.com/p1vrbv
Superiore, java 30
Luftëtari – Teuta 1-2
Haxhiu 58’ / Hebaj 50’, Kallaku 61′