“Qytetarët” e Manchester City kanë qenë me të vërtetë të pamëshirshëm, në përballjen e kësaj të shtune, ndaj “qershive” të Bournemouth, teksa triumfuan në “Etihad”, me rezultatin e shpërfytyrues , 6 me 1, në sfidën e vlefshme për javën e 11 të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.
Jeremy Doku, Manuel Akanji, Phil Foden, Nathan Ake e Bernardo Silva, me një dopietë vendosën fatet e sfidës me golat e tyre respektivisht në minutat 30’, 37’, 64’, 88’, 33’ e 84’ të ndeshjes, duke nxjerrë kështu totalisht të pavlefshëm golin e anësorit Luis Sinisterra, me kolumbianin që shënoi golin e “nderit” në minutën e 74’-t të sfidës.
Falë kësaj fitoreje, “qytetarët” e Manchester City ngjitet në vendin e parë të tabelës së Premier League, me 27 pikë, 1 më shumë se Tottenham, që do të ndeshet mbrëmjen e së hënës, me “blutë” e Chelsea. Ndërkaq, skuadra e Bournemouth mbetet në vendin e 18 të renditjes me 6 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: