VIDEO/ Spektakël në “Arena Egnatia”, “rrogozhinasit” mundin bindshëm “kuqeblutë” e Vllaznisë

schedule15:23 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 15:23 - 2 Dhjetor, 2023

Egnatia vijon të dhurojë spektakël, në Kategorinë Superiore, teksa mesditën e kësaj të shtune ka mundur me rezultatin e thellë, 3 me 0, në “Arena Egnatia”, “kuqeblutë” e Vllaznisë, në përballjen e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit shqiptar të futbollit.

Djemtë e Edlir Tetovës arritën të siguronin gjithçka në pjesën e parë, me Edison Ndrecën, Gytis Paulauskas e Vusal Isgandarli, që shënuan nga një gol, në minutat 22’, 32’ e 41’, për të regjistruar fitoren e radhës, në Superiore, fitore, që i mban ende në kreun e tabelës, për këtë sezon.

Siç theksuam edhe më lart, kjo fitore i mban “rrogozhinasit” sërish në vendin e parë të kampionatit, kësaj radhe, me 33 pikë, duke krijuar një shkëputje prej 5 pikësh, me “Demat” e Partizanit, të vendit të 2-të, me këta të fundit, që janë 2 ndeshje mangut, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e 5-të të renditjes, me 17 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Edison Ndrecës, 1-0:

Goli i Gytis Paulauskas, 2-0:

Goli i Vusal Isgandarli, 3-0: