Roma është një barazim larg kualifikimit, por ka vendosur t’i mbyllë llogaritë që në pjesën e parë. Verdhekuqtë presin në shtëpi Ëolfsberger dhe në “Olimpico” kanë shpërthyer golat. 2-1 po kryesojnë italianët, teksa të tre golat janë shënuar brenda 12 minutave.
Efter en snabb kvittering av Wolfsberger trycker Džeko in 2-1 Roma! pic.twitter.com/uAS9sxgTN2
— Eurosport Sverige (@EurosportSE) December 12, 2019
Perotti zhbllokoi shifrat me anë të një penalltie në minutën e shtatë, por Florenzi dërgoi gabimisht në portën e tij një top tre minuta më pas. Ekipi i Fonsecas u hodh sërish në sulm dhe u rikthye në avantazh me anë të Edin Dzeko, i cili konkretizoi një aksion shumë të bukur të Romës.
Spektakël dhe gola edhe në Portugali. Porto përballet me Feyenoord dhe vendasit kryesojnë 3-2. Portugezët shënuan dy gola të shpejtë, ekipi nga Roterdami reagoi në të njëjtën mënyrë, teksa katër golat u shënuan brenda 8 minutave! Braziliani Soares ka shënuar golin e tretë për Porton, që ka nevojë për një barazim për të kaluar më tej, ndërsa fitorja është alternativa e vetme për Feyenoord. /abcnews.al