Humbje turpëruese e Gjermanisë, që konfirmon edhe një herë krizën e skuadrës së Joachim Low. Spanja shënoi gjashtë herë në portën e Manuel Neuer, një hakmarrje ndoshta edhe për atë që i bëri Bayern Munich Barcelonës në Champions League.
Morata hapi llogarinë e golave dhe më pas skena ishte e Ferran Torres. Tre gola të shënuar nga futbollisti i City, ndërkohë që Gjermaninë e ndëshkoi edhe Rodri dhe Oyarzabal, duke plotësuar një fitore fantastike për Spanjën.
https://streamable.com/6fwplf
GRUPI I FRANCËS – Kampionët e botës nuk e kanë falur Suedinë, duke e mposhtur me rezultatin 4-2. Miqtë arritën të shënonin të parë me atë të Claesson, por Franca reagoi menjëherë. Giroud dhe Pavard i përmbysën shifrat që në pjesën e parë, kurse në të dytën sulmuesi i Chelsea realizoi edhe një gol tjetër dhe u duk se mbylli llogaritë. Gjithsesi Suedia shënoi sërish me Quasion, por mori një përgjigje sërish, me Coman që realizoi në fund të shtesës golin e katërt.
https://streamable.com/bftl2l
Fitore edhe për Portugalinë, që mposhti 2-3 Kroacinë në minutat shtesë. Heroi ishte Ruben Dias i Manchester City, autor i dy golave. Për portugezët realizoi edhe Joao Felix, kurse te Kroacia u shfaq si goleador Mateo Kovacic. /abcnews.al
https://streamable.com/cl23ua
Kroaci-Portugali 2-3
Shënues: Kovacic 29’, 65’ / Dias 52’, 91’ Joao Felix 60’
Francë-Suedi 4-2
Shënues: Giroud 16’, 59’ Pavard 36’, Coman 95’ / Claesson 4’, Quaison 88’
Spanjë-Gjermani 6-0
Shënues: Morata 17’, Torres 33’, 55’, 71’ Rodri 38’, Oyarzabal 88’