E kthyer në një traditë, Partia e Lirisë siç bënte LSI, ka organizuar edhe këtë vit kampingun e forumit rinor të kësaj force politike. Në Jalë ndodhet edhe kryetari i PL, Ilir Meta, i cili i është bashkuar festës së të rinjve.
Në një video të publikuar, Meta shihet teksa ia ka marrë valles. “Kjo rini të përfshin në vrullin e saj. E pamundur të mos i ndjekësh në rrugën e tyre ??”, shkruan Meta.
Kujtojmë se dje Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nisi hetimet për ish-presidentin, pas një padie nga ish-deputeti Halit Valteri.
View this post on Instagram
/abcnews.al