VIDEO/ Sota e ngacmon, si Spahiu bie në grackë dhe e godet me grusht rivalin

schedule19:29 - 24 Prill, 2021

schedule 19:29 - 24 Prill, 2021

Bylisi i gëzohet tre pikëve me Apoloninë dhe tashmë shpreson të largohet nga vendi i tetë, pasi tani diferenca me Kastriotin ka shkuar në dy pikë.

Trajneri Veljko Dovedan do të duhet të bëjë pa Renato Spahiun për një pjesë të ndeshjeve në vazhdim, pasi sulmuesi nuk i përmbajti dot nervat.

Eljon Sota dallohet nga pamjet filmike që i vendos duart në fytyrë lojtarit të Bylisit, i cili duron 2-3 herë dhe në fund e godet kundërshtarin.

Arbitri nuk i shpëtoi ajo që ndodhi dhe menjëherë i tregoi kartonin e kuq sulmuesit të ballshiotëve. Tashmë Komisioni i Disiplinës dhe Etikës do të duhet të shqyrtojë rastin në fjalë në fillim të javës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!