Kryeministri Edi Rama ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e 244 vjetorit të pavarësisë së saj.
Rama e ka bërë urimin me anë të një video, ku shihen disa nga figurat më të shquara në historinë e Amerikës, ku nuk mungon Abraham Lincoln, Woodrow Wilson, George Bush, John Kennedy dhe Martin Luter King.
Pamjet në video janë edhe nga ardhja e Presidentit George Bush në Shqipëri, ndërsa shihet pjesa e fjalimit të tij, kur shprehet se Kosova do të jetë e pavarur.
SHBA njihen si një nga mbështetësit më të madh të Shqipërisë, ndërsa ishin edhe mbështetësit kryesorë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Por në 4 korrik është njëkohësisht edhe ditëlindja e kreut të qeverisë i cili sot feston 56-vjetorin./abcnews.al
HAPPY BIRTHDAY AMERICA??❤️??
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara?Posted by Edi Rama on Friday, July 3, 2020