Në mesin e viteve 2000, ekipi i Milanit ishte shumë i frikshëm dhe padiskutim një ndër ekipet më të mira të ndërtuara ndonjëherë në historinë e futbollit. Në vitin 2005, kuqezinjtë shkuan deri në finalen e Champions League, por u përmbysën nga Liverpool, që fitoi me penallti.
Dy vite më vonë, Milani do të hakmerrej, duke e mposhtur Liverpoolin me rezultatin 2-1. Gjatë rrugëtimit të tyre në atë edicion, Milanit i duhej të mposhte Bayernin, gjë që ia doli, falë një paraqitje të shkëlqyer të Clarence Seedorf në Bavari.
Ish-mesfushori holandez, i quajtur “Profesori”, bëri një ndeshje të madhe, duke shënuar një supergol dhe duke asistuar golin e dytë të shënuar nga Inzaghi. Faqja e UEFA-s na rikujtoi paraqitjen perfekte të Seedorf, që dhe sot e kësaj dite mbetet një idhull i tifozerisë milaniste./abcnews.al
Clarence Seedorf goal & assist #OTD in 2007 ???#UCL | #OnThisDay pic.twitter.com/6G1hXgJq6h
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 11, 2020