Është mbyllur takimi i parë i javës 20 në Superiore, me Partizanin që ka marrë një fitore bindëse 0-3 në transfertë kundër Luftëtarit. Trajneri i “Demave”, Adolfo Sormani, gjeti më në fund fitoren e parë në krye të kampionëve në fuqi.
Ndeshja nisi praktikisht me gol, pasi Solomon shënoi që në minutën e tretë për Partizanin. Nisja e mirë e “Demave” nuk do të ndalonte këtu, pasi në të 17-ën, Broja do të dyfishonte shifrat. Me rezultatin 0-2, u mbyll dhe pjesa e parë.
Në të dytën, të dyja skuadrat kishin mundësi për të tundur rrjetën, por ishin sërish kampionët ata që arritën të shënonin. Në minutën e 72-të, William Cordeiro do të shënonte golin e fundit të sfidës. Luftëtari e kishte mundësinë për të shënuar në minutën e 77-të, por topi i goditur nga Dushkaj u përplas në shtyllë./abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 20
E diel, më 2 shkurt 2020, ora 14:00
LUFTËTARI-PARTIZANI 0-3
Shënues: Solomon 3′, Broja 17′, Cordeiro 73′
Luftëtari: Shala, Dragoshi, Isufi, Kukaj, Dushkaj, Açka, Demo (Puci 46′), Lika, Oshafi (Hyseni 61′), Çela, Haxhiu. Trajner: N. Çoçlli
Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri (Boldor 85′), Belica, Trashi, Cordeiro (Ferati 76′), Telushi, Broja, Çinari, Bardhi, Solomon (Brown 24′). Trajner: A. Sormani.
Kartonë të verdhë: Dushkaj 61′