VIDEO/ Son-Kane dhurojnë “show”, triumf me “manita” për Tottenham

schedule14:53 - 20 Shtator, 2020

schedule 14:53 - 20 Shtator, 2020

Rikthimi i Gareth Bale dhe ardhja e Sergio Reguilon kanë rritur entuziazmin te Tottenham. Ekipi i Jose Mourinhos reagoi pas humbjes në ndeshjen e parë kundër Everton dhe sot mori tre pikët e para në kampionat.

2-5 fituan Spurs në fushën e Southampton. Ndeshja madhështore për Son Heung-Min, autori i një “pokeri”, teksa golin tjetër e realizoi kapiteni Harry Kane. Të parët kaluan vendasit në avantazh.

Golat e SOUTHAMPTON-TOTTENHAM

Danny Ings dërgoi topin në rrjetë pas gjysmë ore lojë, por Son, i cili mori një asist shumë të bukur nga Kane, barazoi shifrat në minutat shtesë të pjesës së parë. Koreano-jugori nuk u ndal dhe gjeti rrugën e rrjetës edhe tre herë të tjera në pjesën e dytë. Në fund festë edhe për Harry Kane.

Pasi dhuroi katër asistet për shokun e tij të sulmit, kapiteni realizoi vetë tetë minuta përpara fundit, duke kompletuar triumfin me “manita” të Tottenham. Vendasit gjetën një tjetër gol një minutë përpara fundit. Ings ktheu në gol një penallti, duke gjetur golin e dytë personal. /abcnews.al

Premier League, java e dytë
Southampton-Tottenham 2-5
(Ings 32′, (pen) 89′ / Son 45+2′, 47′, 64′, 73′, Kane 82′)