Neymar është nga ata futbollistë që i acaron shpesh mbrojtësit. Braziliani veçse i shmang ata me mënyra nga më të ndryshme, shpesh tenton t’i vërë edhe në lojë. Për këtë i duhet të durojë edhe shkelmat.
Ndonjë prej tyre edhe e ka dëmtuar, por sërish Neymar mbetet i njëjti. Kjo me fakte. Mbrëmjen e djeshme ai ka bërë “budallallëkun” e radhës në takimin kundër Montpellier.
Sulmuesi, pasi pësoi një faull nga një prej lojtarëve kundërshtar, ju kundërpërgjigj atij duke e shmangur direkt. Fatmirësisht i shpëtoi një tjetër shkelmi. Gjithsesi nervat nuk i kishin ikur.
Pas ndeshjes, Neymar e ka me arbitrin. Lojtari i PSG i shkon pranë atij duke i folur portugalisht, ndërkohë që përgjigja ishte që ‘flit frëngjisht’. Sulmuesi, dukshëm i nervozuar, thotë: “Të flas frëngjisht? S’më do b****”. /abcnews.al