VIDEO/ Skënderbeu nuk fal në “shtëpi”, një gol i Rashicës mjafton ndaj “Verilindorëve”

schedule19:16 - 11 Shkurt, 2024

schedule 19:16 - 11 Shkurt, 2024

Pritej një fitore dhe ajo erdhi. Skënderbeu i drejtuar nga tekniku, Ivan Gvozdenovic ka bërë detyrën, mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në “Stadiumin e Korçës” kanë arritur të mundin, me rezultatin minimal, 1 me 0, “Verilindorët” e Kukësit, në përballjen e vlefshme për javën e 23-të të kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore.

Goli i vetëm i sfidës erdhi, që në minutën e 6’-të të saj, ku pas një rrëmuje në zonën e “Verilindorëve” përfiton 19-vjeçari, Ermir Rashica, i cili dërgon lehtësisht topin në rrjetën e portierit Tafas, për të siguruar fillimisht avantazhin e më tej 3 pikët, për skuadrën e tij.

Falë kësaj fitoreje, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 28 pikëve dhe tashmë pozicionohet në vendin e 7 të tabelës, me plot 5 pikë nga zona e ftohtë e rënies nga kategoria, si dhe me pikë të barabarta, me “Bardhezinjtë” e Laçit, ndërsa skuadra e Kukësit mbetet në vendin e fundit të tabelës, me vetëm 19 pikë, pas 23 javëve të para të kampionatit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!