VIDEO/ Skënderbeu me 10 lojtarë mposht Teutën, barazim pa gola mes Vllaznisë dhe Laçit

schedule19:00 - 24 Nëntor, 2023

schedule 19:00 - 24 Nëntor, 2023

Skënderbeu ka marrë një fitore me vlerë në shtëpi ndaj Teutës me rezultatin 3-1.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dy golave për korçarët, pasi Frenkli shënoi të parin në minutën e 12’ dhe Liço nga penalltia në minutën e 38’. Në fundin e pjesës së parë, Nikaj lë korçarët me 10 lojtarë, pasi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

Në pjesën e dytë pritej një reagim nga durrsakët, dhe ashtu ndodhi, por jo aq sa për të dëmtuar Skënderbeun. Në minutën e 72’ ishte Peposhi i cili ngushtoi shifratm por Skënderbeu nuk u dorëzua edhe pse ishte me 10 lojtarë, pasi në minutën e 83’ shënoi golin e tretë falë Rashicës.

Kështu Skënderbeu rikthehet te fitorja, dhe me tre pikët e marra tashmë renditet në vendin e katërt me 17 pikë, ndërsa Teuta në vendin e fundit me 12 pikë.

Sfida tjetër mes Vllaznisë dhe Laçit është mbyllur në barazimin 0-0. Një sfdië e luftuar nga të dyja skuadrat, por asnjëra nuk arriti të gjente golin e parë të ndeshjes. Me këtë barazim të marrë, shkodranët renditen në vendin e 7 me 14 pikë, ndërsa kurbinasit në vendin e pestë me 16 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golin e Frenkli (1-0)

Shikoni golin e Liço (2-0)

Shikoni goline Peposhi (2-1)

Shikoni golin e Rashica (3-1)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!