VIDEO/ Skënderbeu siguron mbijetesën, Kastrioti shmang humbjen tronditëse ndaj Bylisit

schedule18:49 - 21 Maj, 2021

schedule 18:49 - 21 Maj, 2021

Skënderbeu siguron qëndrimin në Superiore,  pas triumfit të sotëm kundër Kukësit me rezultatin 2-1. Tre pikë të artë për korçarët, që tashmë festojnë përfundimisht edhe prej barazimit mes Kastriotit dhe Bylisit.

Skuadra e drejtuar nga Migen Memelli shënoi që në minutën e 9-të me anë të mesfushorit Uerdi Mara. Skënderbeu iu afrua edhe golit të dytë, duke goditur shtyllën pingule. Nuk vonoi goli i dytë, këtë herë me autor Jean Victor.

Pjesa e parë u mbyll 2-0, ndërkohë që Kukësi nga ana tjetër nuk dorëzohet. Kapiteni Agim Ibraimi me një eurogol hapi ndeshjen, por verilindorët nuk ia dolën dot që të shënojnë edhe golin e barazimit dhe në fund festoi Skënderbeu.

Kastrioti-Bylisi përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1 dhe skuadra tjetër që bie vendoset javën e fundit të kampionatit. Krutanët duhet të mposhtin Kukësin, kurse ballshiotët presin Partizanin që do titullin kampion. Tani nuk kanë më asgjë në dorën e tyre.

Bylisi në duelin e sotëm shënoi që në minutën e katërt me anë të Anthony Beji. Krutanët kurrsesi nuk mund të pajtoheshin me këtë rezultat. Rastet në këtë ndeshje ishin të shumta, në të dyja krahët. Daci në pjesën e dytë shënoi golin që i dha një pikë shpresë Kastriotit, që tani duhet të mendojë për finalen e fundit.

NDESHJA NË FIER – Apolonia dhe Tirana kanë barazuar me rezultatin 1-1, në një ndeshje ku të dyja skuadrat kishin shumë mungesa. Bardheblutë kanë shënuar të parët me anë të Taulant Seferit me penallti dhe shkuan në pushim me një gol në epërsi.

Në fillim të pjesës së dytë mbrojtësi Rrepaj ndëshkoi Tiranën dhe i barazoi shifrat. Përpjekjet e të dyja skuadrave nuk u shpërblyen me gol dhe skuadrat morën nga një pikë, që nuk është se u vlen. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 35
E premte, më 21 maj, ora 17:00

Apolonia-Tirana 1-1*
Shënues: Rrepaj 51′ / Seferi (pen.) 45′
Kastrioti-Bylisi 1-1
Shënues: Daci75′ / Anthony 4′
Skënderbeu-Kukësi 2-1
Shënues: Mara 9′, Jean Victor 36′ / Ibraimi 68′
*Ndeshja në Fier ka nisur 25 minuta me vonesë, për shkak se mungonte autoambulanca

75′ Klejdi Daci ka vendosur baraspeshën në Kamzë. Kastrioti në festë kundër Bylisit

51′ Rrepaj ka barazuar ndeshjen në Fier, duke ndëshkuar portierin Bekaj të Tiranë

68′ Agim Ibraimi ka hapur ndeshjen kundër Skënderbeut me një gol të bukur nga jashtë zone

45′ Taulant Seferi ka fituar një penallti dhe e ka kthyer në gol, duke ndëshkuar Apoloninë

36′ Jean Victor ka shënuar edhe golin e dytë për Skënderbeun kundër Kukësit

9′ Uerdi Mara ka kaluar në avantazh Skënderbeun, me një goditje brenda zonës

4′ Anthony ka zhbllokuar ndeshjen kundër Kastriotit, me një goditje të saktë me kokë