Ajaccio ka si objektiv rikthimin në Ligue 1 dhe është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në elitë. Ekipi ku aktivizohet Qazim Laçi ka mbyllur në avantazh pjesën e parë kundër Lens dhe autori i golit është 23-vjeçari shqiptar.
Një skemë perfekte e ekipit vendas dhe konkretizim fantastik i mesfushorit, i cili numëron 20 ndeshje të zhvilluara me Shqipërinë U21. Pak a shumë si goli i Hamdi Salihit kundër Norvegjisë, edhe pse në këtë rast gjithçka nis nga goditja e këndit.
Goli i dytë në divizionin e dytë gjatë këtij sezoni për Laçin, i cili ka dhuruar edhe 3 asiste për shokët e skuadrës. Fitorja e mundshme përballë rivalit direkt e ngjit Ajaccio në vend të dytë me 36 pikë, tre më pak se kryesuesit e Lorient. /abcnews.al
Qazim Laci goal for AC Ajaccio! ?#QazimLaci #ACAjacia #Lens pic.twitter.com/lvUB6oRjZl
— Veronik Istrefaj (@veroniku7) December 14, 2019