VIDEO/ Skateboard e shishe me ujë, si stërvitet Shkurtaj në kushte shtëpie

schedule15:18 - 4 Prill, 2020

schedule 15:18 - 4 Prill, 2020

Vasil Shkurtaj kishte fluturuar drejt Spanjës për të zhvilluar terapi, për shkak të dëmtimit që ka pasur në gju. Sulmuesi ka mbetur në Barcelonë dhe për momentin nuk kthehet dot në Shqipëri. Gjithsesi stërvitjen nuk e lë pas dore.

Edhe pse kushtet nuk janë më të mirat, sulmuesi i Kukësit mundohet të ruajë formën dhe të jetë i gatshëm për ekipin e tij në momentin që kampionati i Kategorisë Superiore të fillojë. Kështu, ai po stërvitet në shtëpi.

Vetë Shkurtaj ka postuar një video në llogarinë e tij në Instagram dhe shfaqet duke u stërvitur me skatebord dhe për pesha përdor disa shishe me ujë. Në këto kushte edhe një karrike e ndihmon për të bërë ushtrime më të larmishme. / abcnews.al

https://streamable.com/drdzcm

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!