VIDEO/ Skandaloze në US Open, tenistja 16-vjeçare çeke preket në vende intime nga babai dhe trajneri i saj

schedule10:32 - 31 Gusht, 2022

schedule 10:32 - 31 Gusht, 2022

Në tenisin profesionist, veçanërisht në WTA, është mjaft e zakonshme që femrat të fillojnë karrierën e tyre dhe të konkurrojnë në Grand Slams, në US Open, para se të arrijnë moshën madhore, megjithatë, kjo nuk ua heq atyre statusin si minorene.

Tenistja 16-vjeçare nga Çekia, Sara Bejlek, fitoi ndeshjen e saj të fundit kualifikuese të Grand Slam të premten e kaluan kundër Heather Watson të Britanisë së Madhe.

Pasi mposhti Watson, Bejlek respektoi protokollin e shtrëngimit të dorës me kundërshtarin e më pas me gjyqtarin e karriges dhe më pas shkoi të festonte me të atin dhe trajnerin e saj. Gjithçka dukej normale, megjithatë, pas një përqafimi me babain e saj, i cili duket në sfond me një peshqir të bardhë rreth qafës së tij, ai e përqafon vajzën dhe më pas i vendos dorën në prapanicën e saj duke e prekur disa herë pa pushim, por më e keqja është se ai i dha edhe një puthje në buzë.

Pas kësaj, tenistja 16-vjeçare shkon te trajneri Jakub Kahoun dhe festimi është praktikisht identike, ku mungonte vetëm puthja.

Reagimet në Twitter, ku videoja është bërë virale, nuk ka vonuar dhe janë tejet të larmishme, ku ka nga ata që kërkojnë një hetim serioz të WTA-së, por gjithashtu ka nga ata që këto veprime janë të zakonshme sidomos në Republikën Çeke./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!