Ministri Sandër Lleshaj deklaroi para gazetarëve në Koplik, se Berhan Bajrakurti, shefi i policisë që u arrestua, pasi iu publikua në media një video ku bënte veprime të turpshme, është i arrestuar. Policia po kërkon denoncuesin, por nuk ka denoncues. Lleshaj tha se polici po mbahet i arrestuar në mënyrë që të eliminohen shanset për intimidim të denoncuesve.
Një ditë pas publikimit të video-skandalit, ku inspektori i policisë në Gruemirë akuzohej në media se ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkoi në veri të vendit.
I shoqëruar nga drejtori i policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati dhe kryetari i bashkisë se Koplikut Tonin Marinaj zhvilluan një mbledhje me Këshillin Bashkiak.
Pas takimit ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se janë në kërkim të denoncuesit të rastit, i cili nuk është gjetur deri tani.
“Polici është i arrestuar mbrëmë. Policia e Shtetit që mbrëmë po kërkon denoncuesin, i cili nuk gjendet. Pyetja themelore sot është; kush është denoncuesi. Do ta sqarojmë shumë shpejt”.
Polici në Malësinë e Madhe Berhan Bajrakurti, u vu në pranga pas publikimit te video skandalit, I dyshuar për ngacmim seksual ndaj një 15-vjeçareje. Mbrëmjen e hënë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat u njoftua se nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar ne ambient të mbyllur (banesa personale) kjo e dokumentuar nga këqyrja e banesës. Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe këqyrur aparati i telefonit me te cilin dyshohet se ka kryer komunikimin. Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka pasur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas për rastin ne fjalë.
Bajrakurti ishte shkarkuar në 2008-ën dhe punonte si fatorino. Ai u rikthye në detyrë pasi bëri komisionerin në zgjedhjet lokale të 2015-ës