Alma është me nerva/ “Gazetarja e qenve” përplaset me ish-koleget në gjykatë

schedule10:42 - 31 Gusht, 2023

schedule 10:42 - 31 Gusht, 2023

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj Alma Kaçit. 40-vjeçarja që u përfshi në skandalin seksual me ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, po hetohet në “arrest shtëpie” për akuzën e korrupsionit aktiv ndërsa tani kërkon ‘hetim në gjendje të lirë’.

Në Korrik, Kaçi dha sqarime para SPAK për videon intime ku shfaqej me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Ky i fundit u arrestua më 24 qershor për korrupsion pasiv pasi dyshohet se ka favorizuar Kaçin mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!