Video-skandali “Gjici”, mbërrin në gjykatë Alma Kaçi

schedule12:06 - 26 Qershor, 2023

schedule 12:06 - 26 Qershor, 2023

Sot në orën 13:00 pritet që ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici së bashku me vajzën protagoniste të videos intime që u bë publike disa ditë më parë, të njihen me masën e dhënë në mungesë.

Pasi ka qenë Prokuroria e Posaçme që ka kërkuar që Gjici të hetohet me mesën e “arrestit me burg”, ndër Alma Kaçi të hetohet në masën “arrest shtëpiak”.

Pritet që sot gjykata të vendosë nëse Gjici do të vazhdojë të hetohet nën masën e “arrestit me burg” apo do të ketë ndonjë masë tjetër sigurie. E njëjta procedurë pritet edhe për vajzën.

Gjici akuzohet për korrupsion pasiv, pasi në videon e bërë publike, përpos momenteve intime shfaqet edhe një bisede mes tyre, për dhënien e një projekti për sterilizimin e qenve të rrugës në bashkinë e Kukësit.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!