Video-skandali/ Dëshmon Alma Kaçi: Filmimin ma mori me forcë ish kryetari i Qarkut të Kukësit

schedule11:16 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 11:16 - 22 Dhjetor, 2023

Ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçi i qëndruan kërkesës së seancës paraprake për gjykim të shkurtuar.

Prokuroria thotë se nga hetimet, rezultoi një bisedë e zhvilluar mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtoi Almën te Granit Gjana, për të folur mbi tenderin për strehimin e qenëve endacakë.

Në banesën e Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë.

Kaçi, kur është marrë në pyetje, është shprehur se filmimin e ka bërë në kuadër të emisionit investigativ Fiks Fare, pasi sipas saj ishte gazetare e padeklaruar investigative në Fiks Fare.

Në telefonin e Kaçit, që u sekuestrua në kuadër te hetimeve, u gjeten biseda mes saj dhe gazetarëve të Fiks Fare, ku Kaçi fliste për këtë filmim. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullet të plotë nga ana e Kaçit, për ta dokumentar.

Në pah del edhe emri i Adebin Orucit, ish kryetar i qarkut Kukës, që sipas Kaçit, ai ia ka marrë USB e filmimit me forcë, por për prokurorinë ky variant nuk është i besueshëm.

“Prokuroria pretendon se ky pretendim i Alma Kaçit nuk qëndron. Më pas do të kemi një vendim për ish kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjicin dhe Alma Kaçin, të dy të marrë të pandehur për korrupsion aktiv dhe pasiv. Kjo është nga hetimet e vzhdueshme të prokurorisë, prokuroria sot ka lexuar pretendimet e saj në gjykatë, në fazën e marrjes në pyetje. Ajo pretendon se video regjistimi është bërë, por USB ia ka marrë me forcë Abedin Oruci.

Por ai pretendon se nuk ka marrë materialin, apo e ka publikuar ai materialin në rrjetet sociale. Kaçi pretendon se Oruci mund ta ketë hedhur në kompjuterin e tij, por nuk evidentohet që të jetë regjistruar një material i tillë, e ka përjashtuar atë nga përgjegjësia penale, ështrë marrë në pyetje si person që ka dijeni”, raportoi gazetari i ABC News, Ermal Vija./abcnews.al