Në ndeshjet miqësore, sidomos ato për bamirësi, tradita kërkon që dy skuadrat të shmangin lojën e vështirë dhe tensionet, dhe arbitrat ndonjëherë mbyllin njërin sy ndaj ndërhyrjeve të qëllimshme.
Lucas Podolski, i cili luan për Gornik Zabrze të Polonisë, zgjidhi një skuadër prej pesë lojtarësh për të luajtur në një turne 5×5 i cili realizohet për çështje bamirësie.
Ndeshja mes dy skuadrave ishte intensive që në fillim dhe sulmuesi gjerman shpërtheu pasi arbitri i ra bilbilit për një penallti. Menjëherë, Podolski iu afrua arbitrit në mënyrë mjaft agresive dhe shqiptoi disa fjalë ofenduese dhe gjyqtari pa u menduar gjatë, nxorri kartonin e kuq në drejtim të tij.
Kjo e bëri edhe më të tërbuar Podolskin, i cili pasi doli jashtë fushës së vogël, i inatosur hodhi ujë nga shishja drejt gjyqtarit./ h.ll/abcnews.al
Ovo još nisam video.
Lukas Podolski ISKLJUČEN na HUMANITARNOM turniru koji je organizovao – ON. Sudija umalo izvukao deblji kraj…
Uvek ću ga pamtiti po tome što je bio čudo u reprezentaciji Nemačke, dok u klubovima nije uvek tako blistao.
I dalje pika fucu za Gornik Zabrze. pic.twitter.com/i7AyvLW8km
— Ivan Cvetković (@avant_garde11) January 8, 2023