Vllaznia është mposhtur 1-3 në Bosnje Hercegovinë nga Siroki Brijeg, në një ndeshje mjaft të luftuar dhe të dominuar nga vendasit. Shkodranët nuk ishin në lartësinë e duhur, edhe pse kanë pretendimet e tyre për gjykimin.
Në fundin e ndeshjes trajneri Brdaric dhe mesfushori Ardit Krymi u ndëshkuan me kartonë të kuq, çka tregoi tensionin e madh. Siroki Brijeg dominoi në 45 minutat e para, por portieri Zogovic i ndali vendasit në disa raste.
https://streamable.com/2x46jt
Në fundin e pjesës së parë një penallti zhbllokoi rezultatin, teksa Stanic nuk gaboi. 1-0 për Siroki, që në fillim të fraksionit të dytë të lojës fitoi edhe një tjetër penallti. Sërish kapiteni nuk fali dhe gjërat për shkodranët u vështirësuan.
Lukic më pas shënoi edhe golin e tretë, ndërkohë që në fushë kishte goxha tension. Kartonët e kuq e tregojnë qartazi, sikurse edhe të verdhët e shumtë të marrë nga Vllaznia. Në minutat shtesa shënoi një gol shprese për Vllazninë, që duhet të fitojë në Shkodër me dy gola për ta çuar në shtesa. /abcnews.al
Siroki Brijeg – Vllaznia 3-1
Shënues: Stanic (pen.) 43′, (pen.) 53′, Lukic 77′ / Çoba 91′
Siroki Brijeg: Miskis, Medis, Obsivas, Culjak, Jurilj, Stanic, Vukoja, Begic, Juric, Ikic, Vujinovic. Trajner: Toni Karacic
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Bulatovic, Krymi, Jonuzi, Kalezic, Kruja, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric