VIDEO/ Simulim qesharak, Romelu Lukaku e tepron ndaj Romës

schedule19:36 - 10 Janar, 2021

schedule 19:36 - 10 Janar, 2021

Simulimet janë pjesë e zakonshme e futbollit. Ka raste kur lojtarët tregojnë mjeshtëri në rrëzimin përtokë dhe fitimin e penalltive apo faullave të ndryshëm, duke ia dalë të mashtrojnë arbitrin kryesor.

Por, ndodh edhe si në rastin e Romelu Lukakut. Sulmuesi belg tentoi të fitonte një faull gjatë ndeshjes së sotme ndaj Romës, aty ku Interi nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2.

Ishte pjesa e dytë kur belgu la nam me rrëzimin e tij. Kontakt me mbrojtësin verdhekuq nuk pati fare dhe arbitri, i cili ishte afër aksionit, vazhdoi lojën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!