VIDEO/ Silura e Muratit, magjia e Scholes dhe vrastari Owen: Anglia na kthen pas në kohë

schedule08:58 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 08:58 - 27 Dhjetor, 2020

5 shtator 2001, Anglia plot yje zbriste në fushën e blertë të stadiumit “St James Park” të Newcastle dhe në fund dilte me pikët e plota me rezultatin e pastër 2-0. Kuqezinjtë pas 20 vitesh do të përballen sërish me kombëtaren e “Tre Luanëve”.

Goglat na e rezervuan Anglinë si kundërshtar në kualifikueset e Botërorit 2022 dhe normalisht ata mbeten favoritët. Kombëtarja angleze ka kthyer vitet pas, kur për herë të fundit na mposhte në shtëpinë e “Qymyrxhinjve”.

Në faqen zyrtare në “Facebook” kanë postuar edhe videon me rastet dhe golat e ndeshjes. Theksi vihet te Michael Oëen, i cili na shënoi golin e parë në fundin e pjesës së parë. Gjithsesi në atë gol nuk mund të lihet pa u përmendur magjia e Paul Scholes, i cili dha një asist perfekt.

Mes rasteve, shumica për Anglinë, një “wow” e mori edhe Edvin Murati, ish-lojtari i kombëtares shqiptare që ka veshur edhe fanellën e PSG. Si zakonisht ai tentoi nga distanca të befasonte portierin David Seaman, por pa sukses.

Vulën ia vuri një legjendë e Liverpool, Robbie Fowler, i cili ndëshkoi për të dytën herë Foto Strakoshën. Tani do e ketë radhën i biri të tentojë të ndalë anglezët… Jemi thuajse 20 vite më pas dhe brezat kanë ndryshuar, por Anglia mbetet favorite. /abcnews.al

 

Skeda e Angli-Shqiperi, 5 shtator 2001

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!