Atletico Madrid-Alaves përfundoi me fitoren e vendasve, me rezultatin 2-1, por gjatë ndeshjes ka pasur disa probleme që lidhen me VAR dhe arbitrimin. Fillimisht mediat spanjolle bënë me dije se në 15 minuta e para VAR nuk funksiononte dhe për këtë ishin vënë në dijeni edhe klubet.
Fatmirësisht nuk pati probleme në ato minuta. Gjithsesi polemikat janë të pashmangshme, te penalltia e akorduar për Atletico Madrid, që më pas u kthye në gol nga Diego Costa dhe i çoi shifrat në 2-0. U desh ndihma e VAR që të merrej ai vendim dhe në fakt ishte i gabuari.
Atlético Madrid were awarded this penalty, via VAR, against Alaves last night. This sort of decision – decisive for the result – is absolutely baffling. https://t.co/kKzU4izewH
— Colin Millar (@Millar_Colin) June 28, 2020
Asier Garitano, trajneri i Deportivo Alaves, tha pas ndeshjes: “Nuk më pëlqen të flas, por shifrat janë ato që i dinë të gjithë. Kemi marrë 14 penallti kundër dhe duke parë edhe këtë kundër Atletico Madrid, e kuptoj që mbështetësit tanë do të mërziten shumë. Pashë imazhet dhe as që ia vlen të komentohet. Është turp kur vuani nga këto veprime”. /abcnews.al

