VIDEO/ Si u ndërtua dhe u “shua” Skënderbeu, debat i zjarrtë në “Pressing”

schedule10:59 - 22 Shtator, 2020

schedule 10:59 - 22 Shtator, 2020

Debatet në emisionin “Pressing” në ABC News ishin të shumta mbrëmjen e djeshme dhe deputeti Fidel Ylli nuk ngurroi edhe të ngacmonte Skënderbeun, që ia ka dalë të kualifikohet dy herë në grupet e Europa League. Ai ngulmon se duhet të ndërtohen sisteme për ta zhvilluar sportin dhe futbollin në veçanti.

“Nuk duhen para informale që prishin tregun, siç ndodhi me Skënderbeun. U fut Ministri i Financave në lojë, fituan ca lekë, fituan ca Kupa dhe shikojeni ku jemi sot”, tha mes të tjerash Ylli, ndërkohë që hasi në kundërshtinë e Lirim Zallës.

“Nuk është se Skënderbeu fitoi se ndërhyri Ridvan Bode. Kjo nuk shkon, U krijua një institucion. Ju kujtoni se shkoi Ridvani mori kupën?”, tha gazetari i njohur, ndërkohë që vijuam replika. Ylli më pas shtoi: “Ndihma që dha z. Bode ishte shumë efikase. E para sepse ishte Ministër Financash, e dyta se ishte deputet i Korçës. Edhe unë po të isha do bëja të njëjtën gjë: Do gjeja biznesmenë dhe t’i afroja me ekipin. Ju nuk e dini presionin që i është bërë Besos së Dinamos, që të kishte mundësi të punonte për Skënderbeun”.

Ylli më pas thekson se më pas korçarët bënë klub, kurse më pas “thumbon”: Po sot ku jemi? Ku është Skënderbeu? Sistemi ky është, ka pak dhimbje në futboll”. Më pas u bë edhe një krahasim me Tiranën e katër donatoreve dhe pati dakordësi që nuk mund të vazhdohet njëlloj, që i fundos klubet me largimin e drejtuesve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!