VIDEO/ Si u kap në mes të Durrësit Elvis Gaçaj, i dyshuari për eliminimin e Santjago Malkos

schedule14:21 - 9 Tetor, 2019

schedule 14:21 - 9 Tetor, 2019

Është arrestuar nga ana e policisë Elvis Gaçaj, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos, e ndodhur në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Gaçaj i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë, u arrestua për armëmbajtje pa leje. Bashkë me të u kap edhe Klajdi Drizaj.

Policia bën me dije se fillimisht është bërë identifikimi i mjetit me të cilin lëviznin presonat e dyshuar.

Sipas policisë, automjeti kryente manovra të dyshimta në rrugë.

“Duke marrë parasysh informacionin e marrë se në këtë mjet mund të kishte persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Policia ka ngritur një perimetër të gjërë rrethimi për kapjen e tyre.

Drejtuesi i automjetit sapo ka parë Policinë është larguar me shpejtësi së bashku me pasagjerin dhe gjatë largimit pasagjeri, i cili ishte dhe me masë sigurie “Arrest në shtëpi” ka hedhur në rrugë një armë zjarri pistolete me fishekë”, bën me dije policia.

Abcnews.al mëson se gjatë arrestimit Drizaj ka bërë rezistencë ndaj policisë duke tentuar largimin.

Vrasja e Santjago Malkos

Konkretisht, më 8 prill të këtij viti, Policia njoftoi se ishte goditur një grup i strukturuar kriminal në fushën e trafikut të drogës. Në operacionin e afro 6 muajve më parë, morën pjesë forcat e Antidrogës, por edhe oficerë të Krimeve Kundër Jetës, të cilët arritën të arrestonin 4 persona, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal, njëri i konsideruar si drejtuesi.

Të arrestuarit e këtij operacioni ishin Leonard Duka, që dyshohej të ishte drejtuesi i grupit, si dhe dy personat, që po ashtu janë shpallur në kërkim bashkë me të për vrasjen e Santjago Malkos, Oltian Loga dhe Dritan Agaj.

Në atë kohë u arrestua edhe 44-vjeçari Elvis Gaçaj, i konsideruar person me rrezikshmëri të lartë, por për të cilin nuk ka prova të jetë i përfshirë në ngjarjen e fundit. Burimet thanë se këta persona po mbaheshin nën vëzhgim prej kohësh nga oficerët e Antidrogës, por Policia është detyruar të ndërhyjë para përfundimit të hetimeve, pas një informacioni që kanë marrë nga qytetarët.

Sipas grupit hetimor, përshpejtimi i këtij operacioni është bërë me qëllim parandalimin e një vrasjeje të mundshme që dyshohej se po planifikohej nga anëtarët e grupit. Por se për çfarë vrasjeje bëhej fjalë nuk u mor vesh asnjëherë. Megjithëse nuk përjashtohet mundësia të ketë qenë edhe ngjarja që ata dyshohet se kanë realizuar në muajin gusht, pra, ekzekutimi i Santjago Malkos.

Gjatë aksionit, Policia sekuestroi armë, municion, drogë dhe një makinë e blinduar. Madje, edhe një ditë pas operacionit, Policia vazhdoi kontrollet në zonën ku ata qëndronin, duke gjetur edhe një tjetër pistoletë. Megjithatë, pak kohë më vonë, të gjithë personat e arrestuar u lanë të lirë nga Gjykata e Apelit, në rrethana ende të paqarta.

Njoftimi i policisë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje.

Gjatë operacionti policor të koduar “Taulantia”, Policia kap dhe arreston dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje.

Njëri prej tyre, i cili kishte dhe armë zjarri me vete ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për armëmbajtje pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariati i Policisë Durrës, në vijim të planit për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore se dy shtetas lëviznin me një automjet me armë zjarri me vete kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Taulantia”.

Shërbimet e Policisë në rrugën “Taulantia” kanë bërë të mundur identifikimin e mjetit që lëviznin presonat e dyshuar, automjet i cili kryente manovra të dyshimta në rrugë.

Duke marrë parasysh informacionin e marrë se në këtë mjet mund të kishte persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Policia ka ngritur një perimetër të gjërë rrethimi për kapjen e tyre.

Drejtuesi i automjetit sapo ka parë Policinë është larguar me shpejtësi së bashku me pasagjerin dhe gjatë largimit pasagjeri, i cili ishte dhe me masë sigurie “Arrest në shtëpi” ka hedhur në rrugë një armë zjarri pistolete me fishekë.

Pololicia ka bërë të mundur bllokimin, neutralizimin dhe kapjen në flagrancë të shtetasve E. G., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe K. D., 34 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi E.G., pasagjer në mjet është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë për veprat penale kundër personit dhe për armëmbajtje pa leje.

Gjithashtu ka qenë në masë sigurie ” Arrest në shtëpi” për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Ndaj tij janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Shtetasi K. D. është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe armëmbajtje pa leje. Ndaj tij janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale “Moskallëzimi i krimit “dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë CZ çeke, dy krehëra me 26 fishekë kalibër 9 mm dhe automjeti tip BMW.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

 

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/487805095283133/

Kush është Elvis Gaçaj

Elvis Gaçaj, ne 2015 ka qenë objektiv i një atentati tek “Lulishte 1 Maji” në Tiranë, ku mbetën të vrarë gabimisht dy persona, ndërsa ai u plagos. Ai akuzohet edhe për parcelat e hashashit në zonën e Shëngjergjit, si personi që i dispononte dhe financonte me lëndë narkotike.

Në atentatin tek Lulishte “1 Maji” u vranë gabimisht Aurora Oskian dhe Kevin Rugova. Nga atentati shpëtoi shoqja e Aurorës, Eda Gjura. Për këtë atentat, në muajin tetor të vitit 2016, togat e zeza të kryeqytetit dënuan me burg përjetë Sael Sulajn dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 35 vite burg. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Vasiel Çavo u dënua me 30 vite burgim dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 20 vite burg.

Sipas autorëve, shkaku i konfliktit mes tyre ishte sepse disa muaj para ngjarjes, i arrestuari në aksionin e sotëm, Elvi Gaçaj, u kishte propozuar që të punonin për të për të shpërndarë drogë, hashash, në zonën e Tiranës së Re dhe kompleksin sportiv “Dinamo”.

Elvis Gaçaj, 44 vjeç, brenda viteve 2013-2015 u kishte shpëtuar edhe dy atentateve të tjera, ndërkohë që sulmet e mëparshme për ta eliminuar ishin kryer me eksploziv.

Ne atentatin e parë u plagos lehtë nga shpërthimi i një sasie tritoli në makinë. Atentati i dytë mbeti në tentativë, pasi lënda plasëse nuk shpërtheu. Gaçaj akuzohet se ka kryer një vrasje në vitin 1992 dhe një plagosje në vitin 2008. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!