VIDEO/ Si Tyson apo Suarez? Boksieri maroken bëhet viral me kafshimin në Lojërat Olimpike

schedule14:17 - 27 Korrik, 2021

schedule 14:17 - 27 Korrik, 2021

Nuk është nga më të mirët, por ambicien e kishte madje të tepruar. Younes Baaleh, boksieri maroken 22-vjeçar nuk pati një përvojë të këndshme në Lojërat Olimpike, madje fitoi epitetin e të keqit numër 1 pas veprimit që bëri në ring.

Luftëtari i peshës së rëndë u përpoq të kafshonte rivalin e tij, David Nika nga Zelanda e Re gjatë ndeshjes, diçka që shkaktoi tronditje të madhe, ndonëse ai nuk arriti të bënte një kafshim të plotë.

Gjithsesi, për habinë e të gjithëve, gjyqtari nuk e skualifikoi Baaleh, i cili mundi ta përfundonte ndeshjen ndonëse doli i humbur me vendimin unanim 5-0 në favor të neozelandezit.

Menjëherë veprimi i tij u krahasua me atë të Mike Tyson në ndeshjen e famshme të revanshit ndaj Evander Holyfield në 28 qershor 1997 në Las Vegas.

https://streamable.com/lyfb9s

Ish-kampioni absolut I peshave të rënda u përpoq të hakmerrej atëherë për humbjen e pësuar ndaj Holyfield në 1996, por zemërimi ia errësoi mendimin.

Ndryshe nga Baaleh, Tyson u skualifikua për 1 vit dhe u gjobit me 3 milionë dollarë amerikanë. Sidoqoftë, fatlum si Baaleh ishte Luis Suarez. Sulmuesi I Uruguait kafshoi në shpatull Giorgio Chiellinin e Italisë, në ndeshjen në grup në Kupën e Botës të vitit 2014 në Brazil.

Edhe në këtë rast, Suarez i shpëtoi kartonit të kuq për shkak se gjyqtarët nuk arritën ta shihnin gjestin e tij, kjo edhe pse Chiellini protestoi fort më pas, duke treguar shpatullën e kafshuar. Suarez u pezullua më pas nga FIFA për 9 ndeshje dhe u gjobit me 100 mijë franga zvicerane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!