VIDEO/ Si të stërviten lojtarët e moshave, Nevil Dede jep leksione

schedule11:38 - 10 Prill, 2020

schedule 11:38 - 10 Prill, 2020

Federata e Futbollit, në vijim të programit të saj kombëtar për periudhën pandemike të shkaktuar nga COVID-19, ka në vëmendje përkujdesjen për futbollistët e rinj e konkretisht grupmoshën 15-19 vjeç.

Për këtë grupmoshë, po kujdeset trajneri i kombëtares së Shqipërisë U-19, Nevil Dede. Profesor Dede në ciklin e videove që do të shikoni më poshtë e në vijim do të shpjegojë ushtrimet që duhet të kryeni në kushte shtëpie, siç janë ato të izometrisë, koordinimit, teknikës me top etj.

Është shumë e rëndësishme që gjatë zbatimit të ushtrimeve më poshtë, të respektohet rregulli: një njësi kohe ushtrim dhe një njësi tjetër koha e pushimit. /fshf.org

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!