VIDEO/ Si të realizoni grimin në më pak se 5 minuta, jua thotë Jessica Alba

schedule11:28 - 8 Shtator, 2020

schedule 11:28 - 8 Shtator, 2020

Aktorja e ëmbël amerikane, Jessica Alba ka hapur kanalin e saj në YouTube dhe këtë nismë e ka marrë gjatë kohës që ishte në karantinë.

Nga ai moment, ajo publikon shpesh video lidhur me bukurinë, modën dhe ushqimin.

Ndërkohë, për t’i ardhur në ndihmë vajzave, së fundmi themeluesja e “Honest Beauty” shfaqi aftësitë e saj të shpejta të grimit, duke krijuar një grim të plotë në më pak se pesë minuta.

Videoja titullohet “5 Minute Contour Challenge ëith Sofia Vlahos”, dhe paraqet 39 vjeçaren dhe Sofia Vlahos një tjetër YouToube-re, që përpiqen të bëjnë grimin e tyre me fondatinë, kontur dhe pudër në pesë minuta ose më pak. l.k/abcnews.al