VIDEO/ Si të gjeni nuancën e duhur të buzëkuqit? Ky truk do t’ju ndihmojë

schedule17:35 - 6 Tetor, 2022

schedule 17:35 - 6 Tetor, 2022

Një video është bërë virale në platformën sociale TikTok, ku një përdoruese zbulon një truk të thjeshtë që do t’ju ndihmojë të gjeni nuancën e përsosur të buzëkuqit për buzët tuaja. Dhe gjithçka që ju nevojitet për të gjetur ngjyrën e përsosur të buzëve janë majat e gishtave.

Në videon të shpërndarë nga influencuesja Nikkie de Jager, ajo shihet duke shtrënguar majën e gishtit, duke shkaktuar grumbullimin e gjakut në atë zonë dhe duke zbuluar një ngjyrë rozë në të kuqe. Më pas ajo krahason disa buzëkuq me ngjyrën e gishtit dhe gjen nuancën më të afërt me të.

@nikkietutorials almost had to go for a purple color! #foryou #fyp #transformation @unbiden ♬ original sound – nikkietutorials

Kjo video u postua për herë të parë në mediat sociale nga krijuesi i TikTok @Unbiden në korrik. Një influencuese që përdori këtë truk ishte e fiksuar pas rezultateve. “Mendoj se është e saktë. E adhuroj!”/abcnews.al